Ka përfunduar me sukses “Java e Sportit” në Kolegjin AAB, e organizuar nga Unioni Studentor dhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit.
Gjatë kësaj jave u zhvilluan gara në futsall, volejboll, basketboll dhe ping pong, ku morën pjesë mbi 300 studentë nga të gjitha fakultetet e Kolegjit AAB.
Edhe këtë vit, fitues në të gjitha sportet dolën studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit. Në ping pong fituese u shpall kampionja e Kosovës, Loresa Ymeri, e cila në finale mposhti një ndër pingpongistët më të mirë në vend, Lukman Beka.
Në fund të aktivitetit, për fituesit u ndanë shpërblimet, mirënjohjet, kupat dhe medaljet, nga Zv.Rektori i Kolegjit AAB, z. Ilir Bytyqi, Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, z. Fatmir Pireva, si dhe Prorektorja znj.Venera Llunji.

