Java Globale e Ndërmarrësisë – Studentët e Kolegjit AAB në tryezë diskutimi me studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës

16 Nëntor 2022

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB kanë zhvilluar tryezë diskutimi me studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë të universitetit “Haxhi Zeka”. Ky diskutim mes dy palësh kishte të bënte me temën “Sfida e start-up bizneseve në Kosovë”, ku secili pati rastin të flas për përvojat dhe sfidat e tyre. Gjithashtu studentët treguan se veçse kanë filluar të mendojnë për botën e biznesit dhe rrugën më të lehtë për sukses.

Ky organizim i tryezës së diskutimit u bë falë bashkëpunimit që Kolegji AAB ka me universitetin “Haxhi Zeka” të Pejës, ndërsa nga përfaqësues të dy institucioneve u tha se përveç që kanë për qëllim të socializojnë studentët mes vete, duan që në të ardhmen ata të jenë ndërmarrës të aftë.

Share: