Dega e Kolegjit AAB në Ferizaj nënshkruan marrëveshje me institucionin parashkollor “Panda”

12 Janar 2023
AAB College, Ferizaj campus

Për t’iu mundësuar realizimin e punës praktike studentëve të Kolegjit AAB të degës në Ferizaj, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucionin parashkollor “Panda”. Marrëveshja e nënshkruar nga drejtori i degës së Kolegjit AAB në Ferizaj, Prof. Ass. Dr. Lulzim Shabani dhe drejtoreshës së institucionit parashkollor “Panda”, Ibadete Haliti, përmban mundësinë që studentët e Kolegjit AAB të kryejnë punë praktike në këtë institucion.

Gjatë takimit u fol gjithashtu për bashkëpunimet tjera në të ardhmen, në sfera që ndërlidhen me ndihmën profesionale ndaj studentëve të Kolegjit AAB.

Share: