Dega e Kolegjit AAB në Ferizaj nënshkruan marrëveshje me IP “Star Kids”

17 Mars 2023
AAB College campus in Ferizaj signs agreement with IP "Star Kids"

Një tjetër mundësi për punë praktike është shtuar për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, në degën e Ferizajit. Përmes marrëveshjes që ka nënshkruar drejtori i degës së Kolegjit AAB në Ferizaj, Lulzim Shabani dhe drejtoresha e IP “Star Kids”, Dafina Alidema mundësohet puna praktike për studentët.

Në këtë mënyrë studentët do kenë mundësinë që krahas studimeve të futen në praktikë profesionale, për të qenë në linjë me nevojat e tregut të punës në të ardhmen.

Share: