Dega e Kolegjit AAB në Ferizaj nënshkuan marrëveshje bashkëpunimi me KRU “BIFURKACIONI”

17 Mars 2023
AAB College Campus in Ferizaj signed a cooperation agreement with KRU "BIFURKACIONI"

Për t’iu mundësuar realizimin e punës praktike të studentëve të Kolegjit AAB të degës në Ferizaj, është nënshkruar marrëveshje me KRU “BIFURKACIONI”.

Në këtë marrëveshje përfshihen edhe promovimi i nismave profesionale e akademike, të cilat synojnë avancimin dhe arritjen e objektivave nga të dyja palët.

Ndër të tjera është theksuar edhe hartimi e implementimi i projekteve të përbashkëta, në bazë të marrëveshjes e cila u nënshkrua nga drejtori i degës së Kolegjit AAB në Ferizaj, Lulzim Shabani dhe drejtori i KRU “BIFURKACIONI”, Jeton Shabani.

Share: