Kampusi i Kolegjit AAB në Ferizaj pjesë e Panairit të organizuar nga Komuna

30 Qershor 2022

Përfaqësuesit e Kolegjit AAB, nga kampusi i Ferizajit ishin pjesë e Panairit të Punës në këtë edicion të katërt që u orgnaizuar në saje të bashkëpunimit me komunën, me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve përmes Agjencisë së Punësimit në Republikën e Kosovës dhe Qeverinë Gjermane.

Në shtandin e AAB-së, u paraqitën numër i madh i maturantëve të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme dhe ishin të interesuar për programet që ofrohen në Kolegjin AAB në Ferizaj, si dhe plotësuan aplikacionet për ndjekjen e studimeve në këtë kampus.

Kolegji AAB me një shtrirje prej tre kampuseve dhe zyreve informuese pothuajse në të gjitha komunat e vendit, ofron studime në 14 fakultete për nivelet bachelor dhe master, ndërsa në kampusin e Ferizajit fakultetet që ofrohen studimet janë: Psikologji, Shkenca Sociale, Gjuhë Angleze, Shkenca Kompjuterike, Administratë Publike, Ekonomik, Infermieri.

Qëllimi i pjesëmarrjes në këto aktivitete është afërsia me të gjithë ata që duan të informohen detajisht me veprimtarinë dhe kushtet që ofrojnë institucionet arsimore, bizneset, etj.

Share: