Marrëveshja që mundëson kryerjen e punës praktike për studentët e Kolegjit AAB nga dega në Gjakovë, është nënshkruar me fondacionin “BONEVET”. Përveç punës praktike për studentët e Kolegjit AAB, kjo marrëveshje do kontribuoj në fushën e hulumtimeve të përbashkëta, organizimin e tryezave dhe zhvillimin e mëtejmë të studimeve.
Kjo marrëveshje do jetë mundësi për punësim të studentëve që tregohen të zellshëm në studime, ndërsa u nënshkrua nga drejtori i degës së Kolegjit AAB në Gjakovë, Rifat Haxhija dhe drejtorit të “BONEVET”, Arbër Lleshi.