Dega e Kolegjit AAB në Gjakovë nënshkuan marrëveshje me fondacionin “BONEVET”

7 Shkurt 2023
The campus of the AAB College in Gjakovë signed an agreement with the "BONEVET" foundation

Marrëveshja që mundëson kryerjen e punës praktike për studentët e Kolegjit AAB nga dega në Gjakovë, është nënshkruar me fondacionin “BONEVET”. Përveç punës praktike për studentët e Kolegjit AAB, kjo marrëveshje do kontribuoj në fushën e hulumtimeve të përbashkëta, organizimin e tryezave dhe zhvillimin e mëtejmë të studimeve.

Kjo marrëveshje do jetë mundësi për punësim të studentëve që tregohen të zellshëm në studime, ndërsa u nënshkrua nga drejtori i degës së Kolegjit AAB në Gjakovë, Rifat Haxhija dhe drejtorit të “BONEVET”, Arbër Lleshi.

Share: