Kapitulli i paharrueshëm – Studentja Zyhrije Pireva ndan kujtimet, sfidat dhe përjetimin e saj nga Erasmus+

27 Shkurt 2025

Studentja e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në AAB Zyhrije Pireva, kaloi një semestër në në SMK University of Applied Sciences në Vilnius të Lituanisë, në kuadër të programit Erasmus+. Ajo e vlerëson si një nga kujtimet më të paharrueshme në jetën e saj.
Duke nisur nga përshtatja me një ambient të ri akademik dhe social, Zyhrija thotë se kjo ishte një nga sfidat e vetme, ndërsa pas kësaj faze gjithçka tjetër ishte ndryshe, interesante dhe e veçantë.
Ajo rekomandon secilin student të bëjë një kthesë në jetën akademike e cila mundësohet nga Erasmus+. Në këtë mënyrë ata do kenë një aventurë sociale dhe kulturore, por edhe një përvojë të vlefshme
akademike.

Share: