Në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB, është mbajtur ligjërata “Karriera në epokën e AI: New Media”, organizuar nga Qendra për Karrierë në bashkëpunim me Fakultetin e Komunikimit Masiv.
I ftuar për këtë ligjëratë ishte eksperti i njohur i komunikimit digjital dhe themeluesi i platformës “Shkolla.Ai” si dhe agjencisë “Hallakate”.
Gjatë ligjëratës, Canhasi foli për mënyrën se si AI po ndryshon proceset e komunikimit, prodhimin e përmbajtjes, gazetarinë, marrëdhëniet me publikun dhe industrinë e marketingut.
Ai theksoi rëndësinë e aftësive digjitale, kreativitetit, analizës së të dhënave, duke i inkurujuar studentët të eksplorojnë mundësitë e reja që sjell teknologjia.
Studentët morën pjesë me pyetje, komente dhe diskutime rreth inteligjencës artificiale dhe sfidave të informacionit në epokën digjitale. Ligjërata u vlerësua si një mundësi praktike për të kuptuar zhvillimet më të fundit në fushën e komunikimit digjital, si dhe të ardhmen e profesioneve në media.


