Klubi i Debatit i Fakultetit të Gjuhës Angleze vjen me aktivitetin e radhës

8 Nëntor 2023
The Debate Club of the Faculty of English Language comes with the next activity

Është mbajtur aktiviteti i parë i Klubit të Debatit të Fakultetit të Gjuhës Angleze për këtë vit, ku pati një debat të frytshëm për një nga temat më aktuale të ditëve të sotme.

Tema e këtij debati ishte “A është njohja përmes platformave online një mënyrë e përshtatshme midis të rinjve”.

I tërë aktiviteti u vlerësua nga juria e përbërë prej tre profesorëve nga ky fakultet Venera Llunji, Mirvan Xhemajli dhe Niman Dreshaj, të cilët dhanë këshilla dhe komente për debatuesit.

Debatet studentore të shndërruara në traditë nga ky fakultet synojnë që t’i aftësojnë studentët në të folurit në publik, të menduarit kritik dhe analitik, në përdorimin e burimeve të sakta gjatë argumentimit dhe në krijimin e lidhjeve me studentë të grupeve tjera.

Share: