Kolegji AAB, anëtar i Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

4 Prill 2018

Në takimin e katërt të rektorëve të universiteteve të Asociacionit të Universiteteve Ballkanike të mbajtur në Universitetin e Tetovës, u shqyrtua dhe u pranua aplikacioni i Kolegjit AAB për anëtarësim në këtë asociacion. AAB fillimisht do të jetë anëtar i asociuar, ndërsa në vitin a ardhshëm do të bëhet anëtare me të drejta të plota, përfshirë të drejtën për votë.

Ky anëtarësim i mundëson Kolegjit AAB të jetë pjesë e një rrjeti të gjerë të bashkëpunimeve akademike dhe shkencore, si dhe mundëson që Kolegji AAB si institucioni më i madh jo publik në vend, të kontribuojë në qëllimet e këtij asociacioni i cili ndër të tjera synon përmirësimin e dialogut ndërkulturor në Ballkan.

Asociacioni i Universiteteve Ballkanike është një rrjet i cili përfshin universitete nga Ballkani dhe i cili ka për vizion formimin e një rrjeti shkencor në mesin e universiteteve anëtare me qëllim të bashkëpunimit shkencor në fusha si arti, historia, ekonomia, sporti, edukimi etj..

Qëllimi kryesor i këtij asociacioni është përcaktimi i një vizioni udhëheqës për të ardhmen përmes universiteteve, bibliotekave, qendrave të hulumtimit në regjionin e Ballkanit duke u bazuar në  lerat e përbashkëta globale.

Presidenca e rradhës e këtij Asociacioni gjatë vitit akademik 2018/19 do të udhëhiqet nga Universiteti “Aristoteli” në Selanik, në të cilin takim pritet që AAB të pranohet si anëtare me të drejta të plota.

 

 

 

Share: