Kolegji AAB bashkëorganizator i takimit shkencor profesional KOMC

5 Korrik 2023
AAB College co-organizer of the professional scientific meeting KOMC

Kolegji AAB këtë vit ishte bashkëorganizator i takimit shkencor profesional KOMC nga Open Medical Club në Kosovë në bashkëpunim me Austrian American Foundation, Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Tema e këtij takimi ishte: “Përfitimet e mjekëve kosovarë nga bashkëpunimi mes fondacioneve ndërkombëtare dhe atyre vendore. Stori suksesi AAF – KOMC”.

Në këtë takim morën pjesë zv/rektori i Kolegjit AAB Shemsedin Vehapi i cili pati fjalën përshëndetëse dhe dekani i Fakultetit të Radiologjisë Bujar Gjikolli që prezantoi punimin “Trombektomitë mekanike në inzultin e freskët në tru, përvojat e para në Kosovë – në Klinikën e Radiologjisë QKU e Kosovës – seri e rasteve”.

Takimi përbëhej nga tri sesione ku ekspertë të shëndetësisë prezantuan punimet e tyre rreth temave që ndërlidhen me këtë fushë.

Share: