Kolegji AAB dhe Banka Ekonomike e Kosovës nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit

7 Qershor 2018

Në vazhdën e marrëveshjeve të bashkëpunimit të cilat Kolegji AAB është duke nënshkruar me institucione të rëndësishme, dje u arrit marrëveshja e bashkëpunimit edhe me Bankën Ekonomike të Kosovës.

Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje të bashkëpunimit është mundësimi i punës praktike të studentëve të Kolegjit AAB në sektorët përkatës të Bankës Ekonomike. Në rastet kur studentët e Kolegjit AAB do të tregojnë performancë të mirë gjatë punës praktike, dhe të cilët kanë notë të lartë mesatare të studimeve, Banka Ekonomike do të mundësojë që sa herë që është e mundur t’u japë studentëve edhe mundësi të punësimit.

Kjo marrëveshje parasheh edhe forma të tjera të bashkëpunimit të cilat kanë për synim promovimin e nismave të përbashkëta të cilat i shërbejnë arritjes së objektivave strategjike të të dyja palëve, zhvillimin e resurseve njerëzore si dhe krijimin e mundësive për individë dhe grupe të individëve.

Studentët e Kolegjit AAB do të njoftohen me kohë për të gjitha mundësitë e ofruara nga Banka Ekonomike e Kosovës dhe do të mbështeten në vazhdimësi nga AAB për të gjitha procedurat e nevojshme për aplikim për punë praktike në Bankë.

Share: