Kolegji AAB dhe Devolli Group kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, e cila përfshin angazhimin e studentëve të AAB në punë praktike, punë sezonale por edhe punë të përhershme sipas nevojave të kompanisë në fjalë.
Marrëveshja poashtu përfshin krijimin apo realizimin e projekteve tjera të përbashkëta me qëllime inovative, shkencore, zhvillimore e hulumtuese.
Ky bashkëpunim u nënshkrua nga zv.rektorja për bashkëpunim dhe marrëdhënie ndërkombëtare prof. ass. dr. Venera Llunji dhe udhëheqësi i sektorit për resurse njerëzore të Devolli Group, z. Leutrim Osmani.