Kolegji AAB dhe Gold N Links organizojnë “Cyber Seminar Kosovo”

7 Mars 2023
AAB College and Gold N Links organize "Cyber ​​Seminar Kosovo"

Kolegji AAB në bashkëpunim me kompaninë teknologjike izraelite Gold N Links, kanë organizuar “Cyber Seminar Kosovo”, ku u fol për çështje të rëndësishme që ndërlidhen me kibernetikë. Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, u mirëpritën nga dekani i këtij fakulteti Jusuf Qarkaxhija, i cili tha se seminare të tilla do ndihmojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të njohin edhe më thellë fushën e teknologjisë.

Drejtori i kësaj kompanie Roi Matis Shaposhnik, mbajti ligjëratë për studentët ku u fol për tema të shumta si hapësira kibernetike, rreziqet në hapësirën në internet, jeta e përditshme në hapësirën në internet, ndikimi i drejtpërdrejtë i kibernetikës.

Në fund pati hapësirë për pyetje dhe diskutim me studentët, në lidhje me temat që u prezantuan nga eksperti i kibernetikës.

Share: