Kolegji AAB dhe Radboud University nga Holanda nënshkruajnë marrëveshje për mobilitet të stafit akademik

21 Shtator 2018

Kolegji AAB dhe Radboud University nga Holanda në kuadër të projektit Erasmus + kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e stafit akademik. Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, përfituesit kryesorë të kësaj marrëveshjeje do të jenë stafi akademik i Kolegjit AAB.

Ata do të kenë mundësinë e realizimit të mobilitetit akademik në këtë universitet duke filluar nga 7 ditë deri në 60 ditë.

Në anën tjetër, stafi akademik nga Universiteti Radboud do të angazhohen në mësimdhënie në Kolegjin AAB, në kuadër të komponentës Staff Mobility for Teaching.

Kjo është një mundësi e vecantë për stafin akademik të Kolegjit AAB të cilët do të përfitojnë nga përvoja dhe praktikat e mira të universitetit Radboud. Në të njëjtën kohë shkëmbimi i vizitave të tilla në mes të stafit akademik të të dy institucioneve do të mundësojë zgjerimin e rrjetëzimit të Kolegjit AAB me universitetet evropiane.

Universiteti Radboud në Holandë është nëjri nga universitet më së miri të ranguara në Holandë mirëpo edhe nga rradhët e universiteteve evropiane. Ofron një gamë të gjerë të studimeve në fusha të ndryshme ndërsa fokus kryesor ka punën kërkimore shkencore.

 

 

Share: