Kolegji AAB dhe Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Në vazhdën e marrëveshjeve të bashkëpunimit të cilat Kolegji AAB është duke nënshkruar me institucione të rëndësishme, sot u nënshkrua memorandum bashkëpunimi edhe me Shoqatën e Grave të Policisë së Kosovës.

Të dy institucionet, nëpërmjet kësaj marrëveshje të nënshkruar nga rektori i Kolegjit AAB, z. Lulzim Tafa dhe nënkolonel Florie Hajra, Drejtoreshë e Drejtorisë së Hetimeve Forenzike në Policinë e Kosovës, pajtohen që në të ardhmën të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme për promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.

Me këtë memorandum bashkëpunimi Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës do të ofrojë personelin e saj të specializuar me qëllim të ofrimit të ligjëratave për vetëdijësimin e studentëve të Kolegjit AAB në lidhje me fushën që mbulon. SHGPK do të pranojë studentë të Kolegjit AAB në sektor dhe departamente të cilat janë në kuadër të SHGPK-së për kryerjen e punës praktike.

Në anën tjetër, Kolegji AAB do të mbështesë në vazhdimësi Shoqaten e Grave të Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të saj, me programet e saj arsimore në të gjitha nivelet. Po ashtu, AAB do të mbështes SHGPK-në, me stafin e vet akademik në pjesëmarrje në trajnime të ndryshme apo ligjërata, sipas kërkesave, edhe për seminare dhe konferenca të ndryshme që organizon SHGPK.

INSTITUTI AAB
APLIKO