Kolegji AAB drejt thellimit të bashkëpunimit me Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Kosovë

9 Qershor 2021

Në Kolegjin AAB u mbajt takim pune mes Dr.Sc. Nedjeljko Spilek, Sekretar i parë në Ambasadën e Republikës së Kroacisë dhe Pro-rektoreve te Kolegjit AAB, Prof. Ass. Dr. Venera Llunji dhe Dr.Sc. Uranela Demaj, dhe Drejtoreshës për zhvillim të projekteve, Ilirjana Geci.

Në takim u bisedua për raportet miqësore të cilat Kolegji AAB i ka me Ambasadën e Kroacisë dhe me ambasadoren e tyre, Sh.S. Danijela Barisic, por edhe me zyrtarë të Ambasadës kroate.

Qëllimi i takimit ishte krijimi i rrjetit bashkëpunues të Kolegjit AAB me universitetet në Kroaci me qëllim të promovimit të vlerave në fushën e arsimit të lartë.

Aty u theksua nevoja për bashkëpunime të tilla i cili do të rezultonte me organizime të përbashkëta të ngjarjeve të ndryshme akademike, shkencore dhe kulturore; aplikim në projekte të ndryshme shkencore dhe jo vetëm; organizim i aktiviteteve të ndryshme me studentë e sidomos me Unionin e studentëve dhe me studentët e diplomuar nga të dy vendet; promovim i librave dhe i aktiviteteve të ndryshme kulturore të cilat do të ishin nga Republika e Kroacisë.

Share: