Kolegji AAB forcon partneritetet ndërkombëtare përmes Erasmus+ Teaching Molitity Program

20 Maj 2026

Kolegji AAB vazhdon të zgjerojë bashkëpunimin ndërkombëtar përmes programit Erasmus+, duke konfirmuar angazhimin e tij për shkëmbim akademik dhe ndërkombëtarizim të arsimit të lartë. Në kuadër të këtij partneriteti, Prof. Aida Alla, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, realizoi një vizitë mësimore (Teaching Mobility) në Universitetin Masaryk të Republikës Çeke.

Gjatë kësaj vizite, Prof. Alla ligjëroi për studentët e programit Master në Fakultetin e Filologjisë, në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, duke ndarë përvojat dhe njohuritë e saj në fushën e analizës së tekstit. Ndër të tjera, ajo mbajti një ligjëratë me temën: “Papërkthyeshmëria e gjuhës figurative në reklamat e brendeve lokale në Kosovë”, e cila nxiti interes dhe diskutime të shumta mes studentëve.
Shkëmbimi i stafit u financua nga programi Erasmus+ dhe u realizua në kuadër të marrëveshjes së partneritetit ndërkombëtar që Kolegji AAB ka nënshkruar me Universitetin Masaryk të Republikës Çeke.

Kolegji AAB mbetet i përkushtuar ndaj ndërkombëtarizimit dhe avancimit të vazhdueshëm të cilësisë sipas standardeve evropiane, duke ofruar mundësi të shumta për mobilitet akademik dhe shkëmbim ndërkombëtar përmes programit Erasmus+. Këto partneritete ndërkombëtare kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit akademik, zhvillimin profesional të stafit dhe promovimin ndërkombëtar të institucionit.

Share: