Kolegji AAB fton studentët të aplikojnë për semestrin veror në universitetin gjerman në kuadër të Erasmus+

15 Nëntor 2022

Kolegji AAB hap thirrjen për shkëmbim studentor, në kuadër të programit Erasmus+ në University of Applied Sciences (SUAS), Schmalkalden-Gjermani. Ky shkëmbim do të bëhet për semestrin veror të 2023 dhe të drejtë aplikimi kanë studentët aktiv të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB.

Të gjithë studentët e interesuar mund të plotësojnë formularin e aplikimit përmes këtij linku: https://forms.gle/xhTyGvPpVhsPPd8y7

Data e fundit për aplikim është 18.11.2022, ora 13:00.

Share: