Ky projekt është vetëm një fragment nga projekti i tërësishëm i digjitalizimit të shërbimeve për studentët e Kolegjit AAB.
Studentët përmes ID kartelave të veçanta do të bëjnë identifikimin jo vetëm për vijueshmërinë e ligjëratave, por së shpejti edhe për një sërë shërbimesh të tjera, për të cilat jemi në proces e sipër, si: fotokopja, kino-teatri, fitnesi, transporti etj.
Ky investim teknologjik tregon edhe më shumë për përkushtimin e AAB-së që të jetë lider i sistemit të lartë arsimor siç po dëshmohet dita ditës.
Me minimizimin e kohës për shërbime administrative e teknike, ne krijojmë mundësi që mësimdhënia, mësimnxënia dhe studimet në përgjithësi të jenë më cilësore dhe bashkëkohore.