Kolegji AAB mirëpret me ceremoni madhështore studentët e vitit të ri akademik 2022/23

5 Tetor 2022

Sot në Kolegjin AAB, është organizuar pritja e madhe për studentët, që do të fillojnë studimet në programet e ndryshme në vitin e ri akademik 2022/23. Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha iu uroi suksese studentëve, ndërsa tha se tani kanë mundësinë që të studiojnë fushat që kanë përzgjedhur, ku më pas me shkathtësitë që do fitojnë do t’i qasen tregut të punës. Duke zgjedhur Kolegjin AAB, ju tanimë keni një mik të sigurtë për rrugën e suksesit.
Mirësevini në Kolegjin AAB, bashkë me ju jemi edhe më të suksesshëm.

Share: