Kolegji AAB mirëpret në takim përfaqësues të dy institucioneve partnere për projekte

16 Maj 2022

Përfaqësueset e kolegjit universitar UCL të Odense në Danimarkë, koordinatorja për bashkëpunim ndërkombëtar, prof. Heather D. Johannsen bashkë me dy përfaqësuese të Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Sociale si dhe prof. Bujar Gallopeni, profesor dhe hulumtues nga IBC-M në Mitrovicë, me të cilët jemi në partneritet dhe pjesë e projekteve të përbashkëta përmes programit ERASMUS+ ishin në takim dhe vizitë në Kolegjin AAB. Në takim, pasi që prorektorja Venera Llunji informoi për zhvillimin e Kolegjit AAB dhe të arriturat në këtë kolegj, u diskutua për nevojën e realizimit të marrëveshjes edhe përmes trajnimeve të stafit dhe studentëve në fushë e edukimit special, edukimit për punë sociale, edukimit për punë me fëmijë të moshave 0-6 vjeçare, si dhe edukimit për punë me fëmijët me nevoja të veçanta. Takimin e pasuruan edhe dy zv.dekanet e Fakultetit të Shkencave Sociale, prof. Saranda Shatri dhe prof. Diana Qarkaxhija, të cilat treguan për punën që bëhet në fakultet dhe për mundësitë e shumta për organizim të aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta. U pajtuam se takimi ishte shumë frytdhënës dhe se shumë shpejtë do të organizojmë edhe aktivitetin e radhës mes të tri institucioneve, përveç pritjes për përgjigjen pozitive për projektin për të cilin është aplikuar në partneritet tre-palësh.

Share: