Kolegji AAB nderon me çmimin “Doctor Honoris Causa”, Dekanit të korit diplomatik ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Sh.T. Robert Bosch

2 Korrik 2015

Kemi kënaqësinë e veçantë t’ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimit Doctor Honoris Causa, të Kolegjit AAB, për merita të veçanta në diplomacinë proaktive në Ballkan, Dekanit të Trupit Diplomatik në Kosovë, Sh. T. Ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Ceremonia solemne e dorëzimit të Çmimit do të bëhet në praninë e krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës, të Republikës së Shqipërisë, dhe të institucioneve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, të ambasadorëve të akredituar në Kosovë, si dhe në prani të figurave me rëndësi të jetës publike.

Ceremonia do të mbahet të premten, me 03 korrik 2015 me fillim në orën 14:00, Amfiteatri i madh, Objekti I, Kolegji AAB – Prishtinë.

Ftohet përfaqësuesi (ekipi) i medias suaj, që ta përcjellë këtë ceremoni.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri më datën 2 korrik, ora 16:00, në e-mail adresën: [email protected], ose në tel: +377 45 677 830.

Share: