Kolegji AAB në degën e Ferizajt ka nënshkruar marrëveshje me institucionin “Zona e fëmijëve”

24 Janar 2023
Faculty of Social Science

Drejtori i Kolegjit AAB në degën e Ferizajt, Prof. Ass. Dr. Lulzim Shabani, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtoreshën e institucionit parashkollor “Zona e fëmijëve”, Hajrije Mehmeti. Marrëveshja parasheh që institucioni parashkollor t’u ofrojë mundësi studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, dega Ferizaj, të kryejnë praktikë në ambientet e këtij institucioni.

Në këtë mënyrë studentët do përfshihen duke mësuar metodat me të cilat punohet me fëmijë në institucione shkollore, për të qenë të përgatitur në aspektin profesional.

Share: