Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit

30 Prill 2024
AAB College signed a cooperation agreement with the mayor of Hani i Elez Municipality

Rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri, bashkë me prorektorët Petrit Bushi dhe Venera Llunji sot kanë realizuar një takim zyrtar me kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi.

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy palëve, e cila përfshin realizimin e punës praktike nga studentët e Kolegjit AAB në komunë, promovim të arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, vizita dhe angazhim rreth hulumtimeve e studimeve të ndryshme, organizime të tryezave, seminareve, punëtorive etj.

Pas takimit vizita ka vazhduar në memorialin e Bllacës, si simbol i eksodit të mijëra civilëve shqiptarë të dëbuar gjatë kohës së luftës nga Kosova.

Share: