Kolegji AAB dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim bashkëpunimin e dy institucioneve për përkujdesje dhe edukim cilësor tëfëmijëveqë janë pjesë eSOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë.
Nënshkrimi i marrëveshjes parasheh edhe krijimin e kushteve për studentët e Kolegjit AAB, për të mbaruar mësimin praktik, dhe aktivitete të tjera të përbashkëta si organizmin e konferencave, tryezave të rrumbullakëta, simpoziumeve, hulumtime shkencore, dhe aktivitete të cilat janë në interes të të dyja palëve nënshkruese.
Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Kolegjit AAB nga rektori prof. dr. Lulzim Tafa dhe drejtoresha e SOS Fshatrave të Fëmijëve, Nezahat Ramdani- Salihu.
Drejtoresha Ramdani- Salihu, e çmoi interesimin e rektorit të Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, për banorët e këtij institucioni, sepse tash e tutje përveç Universiteti Publik “Hasan Prishtina”, do të bashkëpunojë edhe me Kolegjin AAB, si njëri ndër kolegjet me të mëdha në vend.
Ndërsa, rektori Tafa, shprehu konsideratën e tij të lartë për punën e saj dhe të gjithë stafin e këtij institucioni, në mbikëqyrje të fëmijëve, dhe premtoi se Kolegji AAB, do të zbatojë marrëveshjen e nënshkruar brenda kornizave të caktuara.