Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me universitetin “Barleti” të Tiranës

11 Nëntor 2022

Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me universitetin “Barleti” të TiranësPërfaqësues nga universiteti “Barleti” Tiranë, zhvilluan një vizitë në Kolegjin AAB ku edhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, tha se kjo marrëveshje luan rol të rëndësishëm si për stafin akademik, ashtu edhe për studentët.Ndërsa nga universiteti “Barleti”, thanë se njohin kushtet ideale që ofron Kolegji AAB për studentët dhe kjo ishte një shtytje që të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi.Nga të dy palët u shpreh interesimi për bashkëpunimet e radhës dhe thellimin e tyre duke pasur parasysh dobitë që sjellin ato në sfera të ndryshme.

Share: