Kolegji AAB nga e hëna, 16 mars, fillon me distance learning për të gjithë studentët

12 Mars 2020

Të nderuar studentë,
Ju njoftojmë se pas vendimit për pezullimin e procesit mësimor për shkak të situatës së krijuar me COVID-19, Kolegji AAB nga e hëna 16 mars 2020, do të vazhdojë me aplikimin e mësimdhënies nga distanca përmes platformës e-Service.
Studentët, përveç materialeve mësimore që do t’ i pranojnë për secilën lëndë, do të kenë mundësinë të ndjekin ligjëratat në klasat virtuale dhe të komunikojnë në kohë reale me mësimdhënësit, konform orarit të ligjëratave.
Kjo formë e ligjëratave është e vlefshme për të gjithë studentët, ndërkohë që instruksionet e detajuara do të përcillen përmes emailit.

Share: