Kolegji AAB organizon kurse përgatitore falas për afatin e dytë të testit të maturës

24 Gusht 2022

Në tre kampuset e Kolegjit AAB, (Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë), kanë filluar tashmë kurset përgatitore për maturantët, të cilët do hynë në afatin e dytë të testit të maturës. Kurset përgatitore kanë filluar nga ora 09:00, në sallat dhe hapësirat e shumta të Kolegjit AAB. Gjuhë shqipe, gjuhë angleze dhe matematikë janë tri lëndët bazë në të cilat do përgatiten maturantët në ditët e para të këtij kursi, i cili po organizohet për herë të dytë brenda këtij viti.

Kolegji AAB ofron këtë mundësi falas për gjithë të interesuarit, ku të drejtë pjesëmarrje kanë maturantë e shkollave anembanë vendit. Kursi do të vazhdoj të mbahet me 25 dhe 26 gusht. Ju mirëpresim!

Share: