Kolegji AAB organizon trajnim dy mujor për Zhvillues Softueri

29 Shtator 2022

Ju ftojmë të aplikoni në trajnimin dy mujor për Zhvillues Softueri të organizuar nga Kolegji AAB. Trajnimi do të përmbajë këto module:

a)       Programimi në ueb përmes teknologjisë .NET Core ( MVC-model view controller)

b)      Javascript, CSS, Bootsrap 5

c)       Njohuritë për baza të të dhënave me MSSQL Server

d)      Entity Framework Core dhe Dapper

Kursi do të jetë kryesisht praktikë, ku deri në fund të kursit do të krijohet aplikacioni për shitje online. Implementimi do të filloj nga hapat bazik e deri në ato më të avancuarat me një kohëzgjatje prej 2 muaj.

Kandidatët e dalluar do të kenë mundësi punësimi në Zyrën e Zhvillimit të Softuerit.

Trajnimi do të jetë pa pagesë për studentët e Kolegjit AAB. Regjistrimi bëhet duke dërguar email tek: [email protected]

Kursi fillon nga data 11 tetor në Kolegjin AAB.

Për informata shtesë kontaktoni në: 049187135

Ju mirëpresim!

Share: