Kolegji AAB partner në konferencën ndërkombëtare shkencore nga Universiteti i Tiranës

30 Tetor 2023
AAB College partner in the international scientific conference from the University of Tirana

Fakulteti i Gjuhës Angleze i Kolegjit AAB bashkë me universitete të shumta nga rajoni dhe Evropa, ishte partner në konferencën ndërkombëtare shkencore të organizuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja nga Universiteti i Tiranës.

Tema e kësaj konference ishte “Didaktika e gjuhëve dhe kulturave të huaja: Nga politikat gjuhësore në qasjet për një kompetencë të shumëgjuhësisë”, ndërsa morën pjesë profesorët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, Uranela Demaj dhe Hysen Kasumi, që prezantuan studimet e tyre me tema nga sociolinguistika dhe metodologjia e mësimdhënies së gjuhës angleze.

Dekanja e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, Aida Alla, u mirëprit në takim nga dekanja e institucionit homolog, Esmeralda Kromidha.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e radhës që ndërlidhet me partneritetin mes dy institucioneve për konferencën e tretë shkencore të ALUMNI, që do të mbahet me 18 nëntor 2023 në Kolegjin AAB.

Share: