Kolegji AAB po merr pjesë në Javën Ndërkombëtare të Trajnimit të Stafit në Holandë

17 Maj 2019

Në kuadër të Programit Erasmus+ për shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, Kolegji AAB po merr pjesë në Javën Ndërkombëtare për Trajnim të Stafit (International  Staff Training Week), organizuar nga Universiteti Radbout në Nijmegen në Holandë.

Ky trajnim ka për qëllim shkëmbimin e praktikave të mira në mes të Zyrave për Bashkëpunim Ndërkombëtar në kuadër të universiteteve për sa i përket strategjive të ndërkombëtarizimit, rritjes së mobiliteteve akademike, përfitimit nga fondet e BE-së, etj..

Në këtë trajnim po marrin pjesë mbi 35 pjesëmarrës nga më shumë se 15 vende nga e gjithë bota. Kolegji AAB po përfaqësohet nga Zyra për Bashkëpunim me Jashtë.

Share: