Kolegji AAB prin si institucioni më i mirë jopublik në Kosovë sipas rangimeve të Webometrics

1 Shkurt 2023
AAB College ranks as the best non-public institution in Kosovo according to Webometrics rankings

Kolegji AAB vazhdon të mbetet si institucioni më i mirë jopublik në vend, sipas ranglistës prestigjioze të universiteteve Webometrics. Në rezultatet e publikuara së fundmi janë përfshirë edhe universitetet e tjera në Kosovë, ndërsa Kolegji AAB sërish kryeson listën e institucioneve jopublike.
Kjo ranglistë vulos suksesin e AAB-së, që pason nga përpjekjet maksimale që institucioni bën në ngritjen e cilësisë, e kulmuar me angazhimet në fushën e hulumtimeve shkencore.
Webometrics është ranglista më e madhe ndërkombëtare, në të cilën përfshihen mbi 31 mijë universitete të botës, ndërsa rezultatet shpallen dy herë brenda vitit, në janar dhe korrik.

Share: