Në bazë të nenit 26 të Ligjit nr. 04/ L – 037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, nenit 20 dhe 59 të Statutit të Kolegiit AAB, nenit 12 të Rregullores 481-1/2022 për Zgjedhje, Rizgjedhje dhe Avancim të Personelit Akademik, dhe bazuar në Udhëzimin Administrativ (MASHT) Nr.01/2018 Parimet e Njohjes së Platformave dhe Revistave Ndërkombëtare me Recension dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 7/2018 për Plotësimin dhe Precizimin e UA Nr. 01/2018 Parimet e Niohjes se Platformave dhe Revistave Ndërkombëtare me Resension, Senati i Kolegjit AAB shpall KONKURS:
1. FAKULTETI EKONOMIK
• Nje mësimdhënës për Iëndët nga: Fusha e marketingut
• Nje mësimdhënës për Iëndët nga: Fusha e kontabilitetit dhe raportimit financiar
• Dy mësimdhënës për lëndët nga : Fusha e menaxhmentit
• Një mësimdhënës për lëndët nga: Fusha e menaxhimit të sistemeve të informacionit
2. FAKULTETI JURIDIK
• Dy mësimdhënës për lëndët nga: Fusha Juridiko Penale
• Një mësimdhënës për lëndët nga: Fusha Juridiko Civile
3. FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE
• Një mësimdhënës për lëndët: Lidershipi dhe udhëheqja; Politikat publike dhe
administrata
• Një mësimdhënës për lëndën: Organizimi dhe menaxhimi i administratës
4. FAKULTETI I KULTURËS FIZIKE DHE SPORTIT
• Një mësimdhënës për lëndën: Skijim
• Një mësimdhënës për lëndën: Sporte Luftarake
• Një mësimdhënës për lëndës: Ping Pong
• Një mësimdhënës për lëndën: Atletikë
5. FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
• Një mësimdhënës për lëndët: Psikologji edukimi; Edukim dhe zhvillim në fëmijërinë e hershme
• Një mësimdhënës për lëndët: Vlerësimi në fëmijërinë e hershme; Metodikë e mësimdhënies në fëmijërinë e hershme
6. FAKULTETI I GJUHËS ANGLEZE
• Një mësimdhënës për lëndët: Analizë teksti, Analizë Kontrastive
• Një mësimdhënës për lëndën: Shkathtësi gjuhësore të integruara; Metodologji e mësimdhënies së gjuhës angleze
• Një mësimdhënës për lëndët: Semantikë, Sintaksë
7. FAKULTETI I KOMUNIKIMIT MASIV
• Një mësimdhënës për lëndën: Media dhe shoqëria; Komunikimi politik
• Një mësimdhënës për lëndën: Studime në gazetari
8. FAKULTETI I PSIKOLOGJISË
• Një mësimdhënës për lëndën: Psikologji klinike për fëmijë dhe adoleshentë
• Një mësimdhënës për lëndët: Proceset kognitive; Inteligjenca emocionale
• Një mësimdhënës për lëndën: Psikologji familjare
• Një mësimdhënës për lëndët: Psikopatologji; Teoritë e këshillimit psikologjik
• Një mësimdhënës për lëndën: Fëmijët me nevoja të veçanta
9. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE
• Dy mësimdhënës për lëndët nga: Fusha e Inxhinierisë softuerike
• Një mësimdhënës për lëndët nga: Fusha e Sistemeve të Informacionit
• Një mësimdhënës për lëndën: Matematikë
10. FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE
• Një mësimdhënës për lëndën: Protetikë Stomatologjike
• Një mësimdhënës për lëndën: Imazhimi me tomografi të kompjuterizuar
• Një mësimdhënës për lëndën: Stomatologji preventive
• Një mësimdhënës për lëndën: Ortodonci
11. FAKULTETI I ARKITEKTURËS
• Një mësimdhënës për lëndën: Vizatim Arkitektonik
• Dy mësimdhënës për lëndën: Urbanizëm
• Një mësimdhënës për lëndën: Analizë Arkitektonike
• Një mësimdhënës për lëndën: Projektim
• Një mësimdhënës për lëndën: Konstruksione
• Një mësimdhënës për lëndën: Materialet në arkitekturë
• Një mësimdhënës për lëndën: Arkitektura vernakulare
KUSHTET E PËRGJITHSHME:
• Kushtet për zgjedhjen dhe rizgjedhjen e personelit akademik janë të parapara me Ligjin nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, Udhëzimin Administrativ (MASHT) Nr.01/2018 Parimet e Njohjes se Platformave dhe Revistave Nderkombëtare me Recension, Udhëzimin Administrativ Nr.7/2018 për Plotësimin dhe Precizimin e UA. Nr. 01/2018 Parimet e Njohjes së Platformave dhe Revistave Nderkombëtare me Recension, Statutin e Kolegjit AAB dhe Rregulloren Nr. 481-1 /2022 për Zgjedhje, Rizgjedhje dhe Avancim të Personelit Akademik.
• Të drejtë aplikimi kanë vetëm ata të cilët kanë gradën Dr.sc.
• Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, të drejtë aplikimi kanë edhe kandidatët që kanë arritur gradën Master i Shkencave (Mr.sc. apo MSc) në fushën përkatëse dhe që kanë përvojë profesionale së paku pesë (5) vite.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM:
• Kërkesa për aplikim (shkarko aplikacionin);
• Biografia (CV);
• Lista e publikimeve me linqet e revistave ku është bërë publikimi;
• Kopjet e diplomave të vërtetuara nga noteri;
• Vendimin e zgjedhjes së fundit;
• Vendimi për nostrifikimin e gradës së fundit të fituar jashtë vendit;
• Dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale;
• Dëshmitë për pjesëmanje në konferenca ndërkombëtare;
• Dëshmitë për pjesëmarrje në projekte të ndryshme;
• Dëshmitë për trajnime të zhvillimit profesional;
• Dhe dokumente tjera të nevojshme për titullin akademik që aplikon
I githë dokumentacioni duhet të dorëzohet brenda afatit të konkursit në kopje elektronike (të skanuar) në këtë e-mail: [email protected]. Punimet shkencore të publikuara në revista ndërkombëtare, skanohet vetëm faqja e parë e revistës dhe faqja e parë e punimit. Për librat e botuar skanohet vetëm faqja e parë e librit. Aplikacionet pas afatit të konkursit dhe ato të pakompletuara, nuk do të merren në shqyrtim. Konkursi mbetet i hapur deri me datën 19/02/2024.