Një nga programet më të veçanta dhe më perspective në kuadër të Kolegjit AAB është edhe ai i Psikologjisë, i cili po krijon kuadro profesionale të cilët tashmë me sukses po i shërbejnë komunitetit në përgjithësi.
Me një staf të përzgjedhur, nga më të mirët në vend në fushën e Psikologjisë, Fakulteti i Psikologjisë, shkon edhe një hap përtej, duke krijuar Laboratorin e Psikologjisë Klinike, si i vetmi në vendin tonë, që do të ndihmojë studentët të përgatiten sa më shumë përmes ushtrimeve dhe konkretizimit të teorisë akademike.
Ky Laborator, do të inaugurohet në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e Javës së Shëndetit Mendor, të hënën më 12 tetor 2020.
Përveç kësaj, do të jepet edhe shfaqja “Bretkosa”, prodhim i Teatrit Kamertal AAB, një shfaqje që ka thyer rekordet e shikueshmërisë, e që në mënyrë mjeshtërore përmes aktorëve Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala e Valmir Krasniqi, sjell traumat e personazheve të përjetuara si pasojë e luftës