Kolegji AAB vazhdon të investojë në fuqizimin e komponentës praktike për studentët e vet

22 Nëntor 2021

Nga tash studentët e Kolegjit AAB, Dega e Psikologjisë në Ferizaj, mund të mbajnë punën praktike në Qendrën Ri-Jeta.

Qendra “Ri-Jeta” ofron shërbime psikologjike për përdoruesit e substancave narkotike dhe familjarët e tyre, shërbime si psikoterapi individuale dhe grupore, terapi arti, trajtimin e stresit, ankthit, depresionit etj.

Një gjë e tillë u mundësua falë marrëveshjes për bashkëpunim të nënshkruar nga dekani i Fakultetit të Psikologjisë, dr.sc. Naim Telaku dhe udhëheqësja e Qendrës Ri-Jeta, znj.Arjeta Musliu, marrëveshje kjo që parasheh bashkëpunimin edhe në projekte të tjera me interes të dyanshëm.

Duke falënderuar Qendrën Ri-jeta për mundësinë e dhënë për studentët tanë, i ftojmë studentët që të shprehin interesimin e tyre për punë praktike tek referentet e degës së Psikologjisë, Kampusi Ferizaj.

Share: