Kolegji AAB zgjon interesim të madh nga maturantët për programet studimore në Panairin e Punës në Gjakovë

1 Korrik 2022

Përfaqësuesit e Kolegjit AAB, nga kampusi i Gjakovës ishin pjesë e Panairit të Punës në këtë edicion që u orgnaizua në saje të bashkëpunimit me komunën, me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve përmes Agjencisë së Punësimit në Republikën e Kosovës dhe Qeverinë Gjermane.

Në shtandin e Kolegjit AAB, janë paraqitur numër i madh i maturantëve që shprehën interesim për programet studimore që ofrohen në degën e Kolegjit AAB në Gjakovë duke plotësuar aplikacione për ndjekjen e studimeve në këtë kampus.

Qëllimi i pjesëmarrjes në këto aktivitete është afërsia me të gjithë ata që duan të informohen detajisht me veprimtarinë dhe kushtet që ofrojnë institucionet arsimore, bizneset, etj.

Share: