Kolegji AAB zyrtarizon bashkëpunimin me Universitetin e Ghentit

12 Prill 2023
AAB College formalizes cooperation with Ghent University

Një tjetër hap i rëndësishëm është shënuar nga Kolegji AAB, teksa ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Ghentit në Belgjikë. Kjo marrëveshje është bërë mes Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB dhe Fakultetit të Arteve dhe Filozofisë në Universitetin e Ghentit.

Përmes kësaj marrëveshje pritet vazhdimi i bashkëpunimit mes stafit akademik dhe administrativ të dy institucioneve, përfshirë edhe shkëmbimin e studentëve nga nivelet e ndryshme të studimeve për periudha semestrale, publikimi i përbashkët në kërkim shkencor dhe organizimi i aktiviteteve tjera të përbashkëta.

Gjatë vitit 2022, Prof. Dr. Mieke Van Herreweghe, njëherazi zv/rektore në Universitetin e Ghentit në Belgjikë, ishte në vizitë në Kolegjin AAB, që u përcoll me zyrtarizimin e bashkëpunimit të suksesshëm në marrëveshjen e fundit.

Share: