Kolonia Artistike e Studentëve, edhe një risi e festivalit PAAF2019

23 Maj 2019

Edicioni i dytë i #PAAF2019, Festivalit të vetëm të studentëve të artit në vend, krahas programit tashmë tradicional, sivjet për herë të parë solli edhe Koloninë Artistike të studentëve të Fakultetit të Arteve Figurative.

Dhjetëra studentë, të cilët studiojnë Pikturën nga Kolegji AAB, Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës, por edhe studentë nga Maqedonia e Veriut e Shqipëria, ishin pjesë e kësaj ngjarje madhështore që u mbajt sot në premisat e AAB-së.

Përmes shkëmbimit të përvojave të ndërsjella nga shkollat që përfaqësojnë, Kolonia Artistike ishte edhe një storje suksesi e PAAF2019. Studentët realizuan rreth 20 vepra artistike, në teknikën akrilik në pëlhurë, piktura këto që do t’ i mbesin Galerisë AAB.

Share: