Deri tani dy prezantime janë mbajtur në kuadër të konferencës rajonale “Hapësirat në arsim”, që është organizuar nga Kolegji AAB.
Në moderimet që u mbajtën në orar paralel të udhëhequra nga prof. ass. dr. Violeta Buza dhe Sonila Daiu, derisa tjetri prezantim nga prof. ass. dr. Hysen Kasumi dhe prof. assoc. dr. Iris Klosi, u diskutua për çështje të ndryshme dhe me impakt për zhvillimin në arsim.
Tema të shumta diskutimi pati nga pjesëmarrësit në këto sesione paralele, duke filluar nga implementimi konkret i teknologjisë në kurrikula, “e-learning”, përfitimet e mësimit të gjuhës angleze në arsimin e lartë, politikat edukative gjatë pandemisë së koronavirusit e deri tek trasnformimi i ambienteve shkollore në Kosovë. Gjatë kësaj konference rajonale në Kolegjin AAB, pritet që të dalin konkluzione të caktuara në lidhje me rëndësinë që kanë hapësirat e mësimit në arsimin e lartë, dhe se si mund të ndryshohen për t’iu adaptuar kushteve dhe metodave bashkëkohore.
Në fund të prezantimeve, moderatorët u shpërndanë certifikata pjesëmarrësve.