Fakulteti Ekonomik zhvillon Konferencën e Dytë Studentore të Simuluar

30 Dhjetor 2025

Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB, organizoi Konferencën e Dytë Studentore të SimuluarStudentët hulumtues, strategjitë e financimit dhe historitë e suksesit të korporatave globale”, e cila u moderua nga studentja Brikena Rrustemi.

Gjatë konferencës, studentët prezantuan hulumtimet e tyre, të përzgjedhura nga 100 brendet më të mëdha globale, duke analizuar strategjitë financiare dhe qasjet inovative që kanë kontribuar në suksesin e tyre.

Aktiviteti kishte për qëllim zhvillimin e aftësive të komunikimit profesional, prezantimit akademik dhe mendimit kritik, të cilat janë të domosdoshme për përgatitjen e studentëve për sfidat e tregut të punës.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe dekani i Fakultetit Ekonomik Prof. Ass. Dr. Xhavit Islami, koordinatorja Prof. Qëndresa Kukaj dhe mentorja e konferencës Prof. Assoc. Dr. Besime Ziberi.

Konferenca përforcoi eksperiencën praktike të studentëve dhe u mundësoi atyre të ndërthurin njohuritë teorike me praktikat profesionale, duke i përgatitur për suksesin në karrierën e tyre.

Share: