Krenare Çerkini, është angazhuar si asistente- ligjërues në Fakultetin e Gjuhës Angleze

14 Nëntor 2017

Kolegji AAB vazhdon të jetë vend i mundësive dhe i suksesit! Këtë e dëshmojnë  të arriturat e studentëve të diplomuar në këtë institucion,  të cilët po na bëjnë çdo herë e më shumë krenarë.

Njëra ndër to është edhe studentja Krenare Çerkini,  e cila pas diplomimit është angazhuar si asistente-ligjëruese në Fakultetin e Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB.

Ajo pohon se fillimi i karrierës së saj akademike në një institucion prestigjioz është udhërrëfyes dhe fanar i një karriere të suksesshme.

Gjatë studimeve të saja ne nivelin bachelor, Krenarja u zgjodh tutore  dhe ka organizuar disa aktivitete me studentë, të cilat janë: -Talk to the Native, sofra shtëpiake, ditët sportive me ushtarë amerikanë, vizitë në Kampin Bondsteel, bamirësi për fëmijët me nevoja të veçanta , aktivitet letrar me studentë etj..

Krenarja është nënkryetare e Unionin e Studenteve të Kosovës (USK), dhe ka përfaqësuar Kolegjin AAB shumë vizita brenda dhe jashtë vendit, si: Bruksel,  Austri,  Angli, Gjermani  etj..

Krenarja në studime bachelor ka diplomuar në temën ”Motivimi i studenteve në mesimnxënien e Gjuhës Angleze si gjuhë të dytë”.

Krenarja tha se; Kolegji AAB, është suksesi im!

 

Share: