Krenare Çerkini, përfaqëson Kosovën në Akademinë e Dialogut në Beograd

Studentja e Kolegjit AAB, Krenare Çerkini, njëherit edhe kryetarja e Unionit të Studentëve të Kosovës, ka qëndruar në Beograd si pjesë e delegacionit të Kosovës në Akademinë e Dialogut e cila u zhvillua në mes të dy delegacioneve të përbëra nga përfaqësueset e reja femra nga Kosova dhe Serbia. 

Ky takim në Beograd ishte vazhdimësi e projektit të nisur në Stadtschlining të Austrisë, i cili pati për qëllim konkretizimin e projekteve me karakter bashkëpunues mes Kosoves dhe Serbisë, të cilat janë inicuar nga vet përfaqësueset femra të të dy vendeve duke u koordinuar dhe mbështetur nga OSBE. 

Çerkini e udhëhoqi këtë takim duke e cilësuar si një ndër përvojat më produktive të saja dhe tha se projektet për të cilat është diskutuar në Austri dhe tani në Beograd do të realizohen në vitin 2019, nën koordinimin e OSBE, projekte këto që tentojnë të sjellin frymë të re partneriteti mes përfaqësuesve të të dyja shteteve.  

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO