“Krimi Kompjuterik” i autorëve Veton Vula e Mensut Ademi, titulli më i ri i Shtëpisë Botuese AAB

1 Mars 2018

Libri “Krimi Kompjuterik” është botimi i radhës i Shtëpisë Botuese të Kolegjit AAB. Në këtë libër lexuesit kanë mundësi të kuptojnë njohuritë themelore në lidhje me krimin kompjuterik si formë e re të kriminalitetit të organizuar në botën bashkëkohore.

Ky libër mëton t’ u shërbejë si literaturë profesionale edhe studentëve të Fakultetit Juridik, Policisë së Kosovës, gjygjtarëve dhe prokurorëve.

Autorët e këtij libri prof. Veton Vula dhe prof. Mesut Ademi, thanë se çdo individ në mënyrë aktive dhe gjithëpërfshirëse duhet t’ i kundërvihet çdo forme të kriminalitetit, sidomos atij kompjuterik, duke u angazhuar për ndërmarrjen e masave preventive dhe represive që kanë qëllim luftimin e kësaj forme të re të kriminalitetit të organizuar. 

Për të gjithë lexuesit e interesuar, librin “Krimi Kompjuterik” tashmë mund ta gjeni në Bibliotekën e AAB-së.

Share: