Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, mbajti ligjëratë për studentët e gazetarisë

Studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv, drejtimi i Gazetarisë, në kuadër të lëndës Gazetaria Ekonomike, ndoqën një ligjëratë speciale në lidhje me monopolet dhe oligopolet, e ku i ftuar ishte kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, z.Valon Prestreshi.

Z.Prestreshi fillimisht bëri një prezantim për strukturën dhe punën e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, misionin e këtij autoriteti po ashtu nevojën e madhe që ka ky autoritet për bashkëpunim me mediat.

Ai gjatë kësaj ligjërate u fokusua kryesisht në shpjegimin e marrëveshjeve ekonomike të ndalura, abuzimin me pozitën dominuese ne treg si dhe përqëndrimet e ndërmarrjeve.

Studentët e vitit të dytë të Gazetarisë shprehën interesim për punën e këtij Autoriteti si dhe me pyetjet e tyre janë interesuar rreth angazhimit të Autoritetit për luftimin e monopoleve duke përmendur çështje konkrete të këtyre strukturave ekonomike në tregun e Kosovës.

 

    

INSTITUTI AAB
APLIKO