Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, bashkëbisedoi me studentët e Kolegjit AAB

Në kuadër të serisë së debateve me kryetarë komunash, sot në një ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB ishte kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ai në këtë ligjëratë mes tjerash tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është kundër konceptit të shtetit qytetar të Kosovës.

“Për mua, Kosova është ndërtuar mbi bazën e konceptit qytetar dhe ne duhet ta avancojmë konceptin e shtetit qytetar në Kosovë edhe për faktin që ne nuk kemi asgjë të humbim nga kjo. Në fakt, çdo lëvizje drejt ndarjeve etnike të institucioneve publike, mendoj se e dëmton në perspektivë, konceptin e shtetit qytetar në Kosovë”, theksoi kryetari Tahiri.

Duke folur për premtimet gjatë garës elektorale, tha se premtimi kryesor tashmë është realizuar pas vetëm gjashtë muajsh, e që ka qenë zona ekonomike në Lum të Madh.

“Ne kemi dhanë premtime konkrete. Ajo që tani është premtimi kryesor dhe që është realizu për gjashtë muaj. Kemi premtuar edhe transportin e nxënësve dhe vendimi i im i parë ka qenë ta urdhëroj prokurorimin që të shpallë tenderin për transportin e nxënësave. Ashtu si e kërkon ligji, çdo nxënës që ka mbi 2.5km largë shkollën, duhet të ketë transport publik”, tha Tahiri.

Kryetari i Vushtrrisë në këtë ligjëratë foli edhe për ngecjet që kanë pasur pas marrjes së pushtetit, ku një ndër to ka qenë mos përfshirja e gjinisë femërore nëpër drejtoritë komunale.

“Konstruksioni i koalicionit qeverisës ka imponuar emra që janë më reprezentativ brenda secilit subjekt politik dhe për fat të keq, te ne në Vushtrri përfshirja e gjinisë femërore ka ndodhur që të ketë ngecje, por synimi i jonë është që të rrisim te aspektet tjera, të drejtoritë e shkollave të rrisim pjesëmarrjen e drejtoreshave ose femrave që kanë funksione në shkolla.

Kryetari Tahiri në këtë ligjëratë i bëri një prezantim qytetit të Vushtrrisë, ku përmendi trashëgiminë kulturore, resurset bujqësore si dhe territorin e kësaj komune.

Në këtë ligjëratë, ai foli edhe për sfidat me të cilat përballet komuna e Veshtrrisë, ku disa nga ato sfida janë se ndonjëherë kanë mos harmonizime në punë, pengesat në zbatim të projekteve, mungesa e financave, etj.

Në këtë debat pati edhe shumë pyetje nga studentët e Kolegjit AAB, të cilave iu përgjigj kryetari i Vushtrisë, Xhafer Tahiri. 

Me këtë debat Kolegji AAB suksesshëm përmbyllë ciklin e debateve me kryetar të disa komunave për këtë semester. 

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO