Kursi i radhës në kuadër të EVP do të mbahet me 1 dhjetor

27 Nëntor 2023
The next course within the EVP will be held on December 1

Kursi i radhës që është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës me 8 pikë kredituese do të mbahet me 1 dhjetor 2023, duke filluar nga ora 09:00 – 14:30 në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB.

Tematika e këtij kursi do jetë “Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje kronike (diabeti dhe hipertensioni)” me ligjëruese Velide Pulomenaj dhe Edona Gara.

Në këto kurse mund të aplikojnë të gjitha profilet shëndetësore dhe jo-shëndetësore me interes për të mësuar rreth sëmundje kronike si diabeti dhe hipertensioni.

Pagesa për studentë është 10 euro, kurse për profilet e tjera është 15 euro. Fillimisht duhet të aplikoni në linkun: https://aab-edu.net/evp-edukimi-i-vazhdueshem-profesional/, pastaj do ta pranoni emalin e aplikimit, ndërsa pagesën duhet ta bëni në këtë numër të xhirollogarisë: TEB 2014 0000 0848 9233.

Pagesën duhet ta dorëzoni si kopje fizike tek zyra e asistentëve të Fakultetit të Shkencave Mjekësore jo më larg se një ditë (1) para datës së trajnimit apo përmes emalit: [email protected], jo më larg se një ditë (1) para datës së trajnimit.

Pjesëmarrja është e limituar!

Share: