Leonore Delija: Përfituese e programeve Students Exchange në Universitetin e Bremenit dhe të Londrës

21 Janar 2015

Leonore Delija, është vetëm njëra nga studentët e AAB-së, që ka përfituar në saje të marrëveshjeve që ky institucion ka me universitete prestigjioze në rajon dhe Evropë. Si studente e vitit të dytë në Fakultetin Ekonomik, Leonore Delija, pati rastin që semestrin e katërt ta vijojë në Universitetin e Bremen-it, në Republikën e Gjermanisë. Ajo gjithashtu në sajë të bashkëpunimit universitar, arriti të ndjekë edhe një trajnim profesional në Universitetin e Londrës, London School of Economics, si dhe Royal Halloway.

“Vazhdimi i studimeve për një semestër në Universitetin e Bremen-it ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua. Atje pash metodat dhe mënyrën e mësimit në një universitet evropian, kontaktet me studentët e tjerë të kulturave të ndryshme, si dhe aktivitetet të cilat zhvillohen atje”, ka thënë Leonora për revistën “Alumni AAB”.

Menjëherë pas përfundimit të semestrit dhe vizitave në fjalë, Leonora kthehet në Prishtinë dhe i vazhdon studimet bachelor, dhe menjëherë pas diplomimit, AAB i ofron edhe mundësinë e punësimit.

Sot, Leonore Delija, është avancuar edhe në punë dhe mban pozitën e udhëheqëse e Shërbimit të Studentëve në Fakultetin Ekonomik dhe të Gjuhës Angleze në kampusin e Prishtinës, në Kolegjin AAB. Ajo gjithashtu është në përfundim të studimeve master.

“Pa diskutim, studimet në AAB kanë qenë themelet për ndërtimin e një karriere të suksesshme. Jo vetëm nga aspekti teorik, por edhe nga ana praktike AAB na ka mundësuar të kemi qasje në institucione të ndryshme sipas drejtimit të studimeve. Me një fjalë AAB më ka dhënë mësim cilësor dhe më ka përgatitë për tregun e punës”, ka thënë Leonora.

Share: